Loading…

Albin Kurti propozon ministër njeriun i cili i shkroi planprogramin partisë së Pacollit

  • 07/01/2020 | 16:27

Albin Kurti propozon ministër njeriun i cili i shkroi planprogramin partisë së Pacollit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka propozuar që në kabinetin e tij qeverisës të ketë njeriun që ishte akuzuar se ia kishte marr, Behgjet Pacollit 60 mijë euro për t’ia shkruar planprogrmin e partisë.

Besnik Bislimi, është i propozuari nga lideri i tij që të jetë ministër i Financave dhe Transfereve, shkruan Gazeta Insajderi.

Bislimi i cili mban edhe pozitën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte akuzuar nga zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shkodran Hoti se ai ia kishte marr Pacollit 60 mijë euro për t’ia shkruar programin e partisë AKR-së.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR-në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, kishte shkruan Hoti në profilin e tij në Facebook.

Ky reagim i Hotit kishte ardh pas deklaratës së Bislimit që kishte thënë se PDK, AAK, AKR, NISMA dhe PSD, janë rreshtuar drejt krimit.

Përveç Hotit, Bislmin e kishte akuzuar edhe deputetja e PSD-së, Shqipër Pantina për mos pranim për hedhje të gazit në kuvend, nismë kjo nga Vetëvendosje.

Në profilin e saj, Pantina kishte shkruar se Bislimi nuk ka pranuar të hedhë gaz lotsjellës në kuvend ngase nuk e rrezikonte dot rrogën prej 5500 euro në muaj ndërsa ajo ka rrezikuar edhe të burgoset për ish-partinë e saj, VV.

“PSD-së i kërkon të garojë e vetme në zgjedhje por ai vet u përfshi në listë të deputetëve vetëm duke qenë numër 5 që i mundësonte fitoren e sigurt si deputet, ndërsa në komunën e Prishtinës ku vërtet do mund të kontribonte si Drejtor nuk qëndroi as për dy muaj”, kishte shkruar Pantina.

E, që ia kishte marr këtë shifër, Pacollit, Bislmi nuk e kishte mohuar. Ai kishte thënë se diferenca e shumës që e përmend PSD-ja dhe shumës së vërtetë do të mjaftonte për ndërtimin e shtëpive për tre familje në nevojë.

“E kam shumë problem të shpenzoj edhe 1 minut te vetëm në shërbim të faktorizimit të dikuj që me vite të tëra pasuksesshëm po përpiqet të faktorizohet. Sidoqoftë do mund të ofroja sqarimet në atë moment kur PSD të deklarojë gatishmeri të dhurojë për bemirësi tërë diferencen mes shumës që po e përmendin dhe asaj reale. Kjo do mund te zgjidhte problemin e banimit të se pakut tri familjeve në nevoje”, kishte thënë Bislimi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë