Loading…

Albin Kurti: Populli po na do

  • 22/05/2017 | 19:41

Albin Kurti: Populli po na do
Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kohëve të fundit po pranojnë dashuri të madhe nga populli gjithandej Kosovës.


Kurti, që sot ishte për fushatë në Ferizaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se dashuria me popullin është reciproke, po e deshe, të do edhe ai, ka shkruar Kurti.

“Populli nuk të do nëse nuk e don. Populli nuk të braktis, pa e braktisur ti njëherë atë. Neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta: prej mikpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e shumta që i zhvillonim, apo qiratë falas për zyrat tona, e deri te votat në zgjedhje e qepët në demonstrata që na i hidhnin nga ballkonet”, ka thënë ai.

Ai tutje ka treguar se po e ndjen se populli po i do më shumë se asnjëherë më parë.

“Tash, populli po na don si asnjëherë më parë. Ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë. 11 qershori është ditë me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur”, ka vazhduar Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë