Loading…

Albin Kurti paralajmëron demostrata për shkarkimin e Thaçit

  • 15/08/2018 | 19:17

Albin Kurti paralajmëron demostrata për shkarkimin e Thaçit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos bëjë pazare me territorin e Kosovës.


Përndryshe, Kurti paralajmëron shkarkimin e Thaçit me demonstrata.

Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se nuk e pranojnë asnjë marrëveshje që nënshkruhet ndërmjet presidentit të Kosovës dhe të Serbisë, sepse, sipas tij, presidenti Thaçi nuk ka legjitimitet as autorizim nga Kuvendi që ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet me Serbinë.

Lidhur me idenë e presidentit Thaçi për korrigjim të kufijve me Serbinë, Albin Kurti tha se korrigjimi i kufijve është shprehje e gabueshme me pasoja të dëmshme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë