Loading…

Albin Kurti nuk shkoi te varri Rugovës, por viziton Muezun e Pavarësisë, dhe flet për Presidentin

  • 04/10/2019 | 14:43

Albin Kurti nuk shkoi te varri Rugovës, por viziton Muezun e Pavarësisë, dhe flet për Presidentin

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka pranuar asnjëherë të bëj homazhe te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, ndërsa sot ka vizituar shtëpinë e Pavarësisë dhe ka folur rreth qëndrimeve të tij për Ibrahim Rugovën, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë vizitës së Muzeut të Pavarësisë, Albin Kurti, u shoqërua edhe nga veprimitari Hydajet Hyseni. Ai tha se në këtë shtëpi, e cila dikur ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve  të Kosovës presidenti Rugova ka filluar veprimtarinë e tij politike.

“Në këtë shtëpi po ashtu bashkë me Adem Demaçin në vitin 1998-99 kemi mbajtur mbi 15 konferenca shtypi si zyrë e përgjithshme e përfaqësisë politike të UÇK-së  6 prej të cilave i kam mbajtur unë vetë pa bacën Adem. Me presidentin Rugova unë jam takuar këtu në vitin 1997 dhe takimet tona kanë qenë konstruktive, edhe atëherë kur nuk jemi pajtuar. Unë e vlerësoj për insistimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe kundër okupimit të Serbisë. Para 30 vjetëve janë disa intervista dhe deklarime të presidentit historik Ibrahim Rugova  se pavarësia e Kosovës është kompromis dhe unë besoj që kjo është një gjë që duhet vlerësuar”, tha Albin Kurti
Kurti pas kësaj vizite u nis për një vizitë në kompleksin e Jasharë në Prekaz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë