Albin Kurti në një intervistë në një televizion vendor deklaroi: E kam marr Kosovën në bodrum, me gjysmë metre ujë. Pra pas 6 vjet qeverisjeje ai ende e sheh veten si një njeri që po e transformon shtetin e Kosovës.
Historia njeh plot njerëz që kanë transformuar shtete dhe sot ato shtete qëndrojnë mbi ato themele. Kemal Ataturku njihet si themelues i shtetit modern turk, pastaj janë plot të tjerë si Abraham Lincoin, Mahatma Gandhi, Lee Kuan Yew, kryeministër i parë i Singaporit.
Për shtetin tonë të gjithë e dinë se është shtet i ri por Kosova i ka njerëzit që e transformuan atë. Ibrahim Rugova në vitet 90 erdhi në krye të një lëvizje popullore në Kosovë përballë pushtetit serbo-jugosllav. Rugova filloi një lëvizje paqësore me kërkesë – Kosova shtet i pavarur. Më vone erdhi një lëvizje tjetër e armatosur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kosova kishte luftë të përgjakshme ne e dimë. Albin Kurti ishte në unionin e studentëve. Gjatë luftës, shkurt e mars të 1999’s, kur fuqitë e mëdha Perëndimore vendosën për një konferencë paqe në Rambuje (Francë)e gjatë kësaj konferencë si përkthyes a sekretar i zyrës së Adem Demaçit, Albini doli në skenë doli kundër marrëveshjes së Rambujesë. Sidoqoftë, delegacioni i Kosovës në Rambuje ishte unik e pranoi marrëveshjen dhe Serbia u bombardua nga NATO.
Kosovën të djegur (në podrum me gjysmë metri ujë) e gjetën presidenti Rugova e kryeministri Bajram Rexhepi e më pas Hashim Thaçi. Në vitin 2008 u shpall pavarësia dhe sikur me konferencën e Rambujes, Albini doli kundër procesit që solli pavarësinë e shtetit tonë. Në periudhën e Hashim Thaçit u bë Kosova shtet, u investua në infrastrukturën e saj. Në koordinim me aleatët e Kosovës erdhën shumë njohje, nga më shumë se 100 shtete. Kosova ishte tregim suksesi. Përkundër kësaj arritje Albin Kurti filloi një fushatë se çdo pushtetar na qenka hajn dhe se po e shkatërruakan Kosovën. Kurti premtonte se nëse vjen në pushtet do të bënte ndryshe dhe do të ja kthente dinjitetin, pasi sipas tij këta që po e vidhkan janë të shantazhuar. Albin Kurti fliste për barazi e sundimin e ligjit me retorike populliiste e neo- marksiste. Kjo retorikë e bëri Albinin njeriun më të popullarizuar dhe ai i fitoi 50%.
Kur erdhi në pushtet Albin Kurti anuloi projektet e infrastrukturës, shkollat, autostradat që ishin nisur, i ndali. Rinia e Kosovës filloi migrimin për shkak të keqmenaxhimit e paditurisë së tij dhe qeverisë së tij. Shtetet e Perëndimit e shohin me mosbesim Kurtin, si i paparashikueshëm e me vendimmarrje ad hoc. Nëse ka histori emri i tij do të mbetet si kundërshtari në zhvillimet gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe që e kishte rastin të kujtohej si njeriu që e transformoi atë me pavarësimin energjetik të saj – por prap i njëjti Albin Kurti. Gjatë qeverisjes së tij anuloi projektin “ Kosova e Re “, anuloi projektin e gazit amerikan ku Kosova sot importon rrymë përkundër resurseve të thëngjillit.
Albin Kurti nuk e gjeti Kosovën në bodrum po e ktheu në aty.