Loading…

Albin Kurti nis fushatën nëpër spitale

  • 31/05/2017 | 11:17

Albin Kurti nis fushatën nëpër spitale

Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, në ditën e parë të fushatës zyrtare ka zgjedhur të vizitojë një qendër të mjekësisë familjare në Prishtinë në Lagjen e Muhaxherëve.


Kurti tha se funksionimi i qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë janë shembull, ndaj kështu do bëhet në gjithë territorin e Kosovës.

Siç u shpreh ai, pas 11 qershorit, datës së zgjedhjeve, të cilat është i bindur se do t’i fitojë Vetëvendosje, do të vihet në funksion edhe sistemi informativ i shëndetësisë – diçka që do t’u shërbente edhe mjekëve edhe pacientëve.

Një tjetër intervenim imediat në fushën e shëndetësisë në Kosovë do të jetë edhe hetimi i hollësishëm i mënyrës se si janë blerë barnat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës, tha Kurti.

Ai shtoi se dikush është fajtor për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë dhe se fajtori duhet e do të gjendet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë