Loading…

Albin Kurti ndryshon fjalët: Na duhet kohë për ta vendosur reciprocitetin

  • 27/05/2021 | 11:41

Albin Kurti ndryshon fjalët: Na duhet kohë për ta vendosur reciprocitetin

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka folur për reciprocitetin me Serbinë, shkruan Gazeta Metro.


Kurti tha në Kuvend se Qeveria që ai drejton është për vendosjen e reciprocitetit, por se ka nevojë për kohë në mënyrë që reciprociteti të zbatohet e të mos dështojë.

“Se jemi për reciprocitet kjo nuk do mend, por ajo çka do të bëjmë është ta mundësojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave, tash Kosova ka drejtor të ri të doganave, Serbia përgjithësisht bën barreriera sporadike ndaj mallrave të Kosovës. Për ta zbatuar reciprocitetin për të cilin jemi zotuar duhet tu bëjmë ballë barrierave sporadike dhe sistemike. Na duhet kohë që ta zbatojmë reciprocitetin në mënyrë që të mos dështojmë. Jemi Qeveria e parë që merret me reciprocitetin. Reciprocitetin nuk e kemi për hakmarrje, por si parim që del nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur jemi të gatshëm për zbatimin e plotë të tij”, u shpreh Kurti.

Ai ka thënë se me drejtorin e ri të doganave doganierët do të trajnohen për zbatimin e reciprocitetit.

“Në vitin 2011 e patëm miratuar rezolutën në Kuvend për reciprocitet të plotë me Serbinë dhe ajo rezolutë u hodh poshtë nga qeveria e atëhershme kundër reciprocitetit, dihet me emër e mbiemër kush ka votuar kundër. Se ne jemi për reciprocitet nuk do mend dhe tani ne do ta zbatojmë atë. Para një muaji është miratuar propozimi që unë kam marrë për drejtorin e ri të doganave. Doganierët e rinj do të trajnohen që ta zbatojnë atë”, ka thënë ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë