Ani pse do të jetë i vetëm në garën për të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund të dështojë ta rikthej ‘fronin’.
Kjo pasi, meqë është kandidat i vetëm, do të duhet që 50 përqind e votuesve të jenë ‘PRO’ tij, shkruan gazetametro.net.
Edhe sekretari i përgjithshëm i VV’së e konfirmoi sot se s’ka asgjë të sigurt, pasi proceduralisht Albin Kurti edhe mund të marrë vota kundër.
Siç u tha në VV, fletëvotimi që do të ketë vetëm një kandidat, do të ketë tri alternativa. Aktivistët e VV’së mund të votojnë ‘Kundër’, të ‘Abstenojnë’, apo ‘PRO’ Albin Kurtit.
E kur dihet se 16 deputetë të VV’së në Kuvend dhanë dorëheqje, e që i bie gjysma e deputetëve kundërshtojnë Kurtin, mund të jetë tregues se gara mund të jetë mjaft e ngushtë.
Ndryshe, sot gjatë mbledhjes u tha se me ardhjen e Albin Kurtit në krye të organizatës, do të ketë riorganizime, duke lënë të nënkuptohet që postet brenda partisë nuk do të jenë si në vitet e kaluara./gazetametro.net