Loading…

Albin Kurti: Me Adem Demaçin nuk jemi ndarë kurrë

  • 30/05/2017 | 21:51

Albin Kurti: Me Adem Demaçin nuk jemi ndarë kurrë

Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes ka thënë se ai me simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin nuk janë ndarë asnjëherë, përkundër faktit që ndonjëherë kanë pasur qëndrime të kundërta.


Ai sot ishte për ta vizituar Demaçin së bashku me Adem Qosjen.

Në Klan Kosova Kurti tregoi edhe për planin e tij e Qosjes për të vizituar Demaçin, i cili ka kohë që është tërhequr nga jeta publike.

“Ky ishte një takim që e kishim në mend qysh më herët. Besoj se është takim i zakonshëm, meqenëse disa herë i kam takuar edhe Qosjen edhe Demaçin muajve të fundit, por ndaras, jo bashkë. Me Demaçin nuk jemi ndarë asnjëherë. Qëndrime e dallime ka gjithmonë, ka edhe brenda vetvetes. Ishte takim i përzemërt”, tha Kurti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë