Loading…

Albin Kurti kandidati më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit

  • 28/06/2017 | 15:28

Albin Kurti kandidati më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit

Albin Kurti del të jetë lideri më i votuar në Kosovë, në zgjedhjet e 11 qershorit.


Kandidati i VV-së për kryeministër, sipas rezultateve që ka siguruar Gazeta Express, ka grumbulluar gjithsej 136 mijë e 625 vota.

I dyti politikan më i votuar në Kosovë del të jetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, që ishte edhe bartës i listës së koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka 125 mijë e 866 votues në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Pas tij, vjen Avdullah Hoti. mandatari i koalicionit LDK-AKR, më 112 mijë e 882 vota të numëruara nga kutitë e 11 qershorit.

E kandidati për kryeministër më më së paku vota del të jetë Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, ndonëse u mandatua për kryeministër nga koalicionit PDK-AAK-Nisma ka grumbulluar 98 mijë e 458 vota.

Diferenca mes Haradinajt dhe bartësit të listës së koalicionit, Kadri Veseli, shkon në mbi 27 mijë vota më shumë ky i fundit.

Mbi 34 mijë vota del t’i ketë marrë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Ndërsa, Fatmir Limaj, sipas rezultateve që sjell Gazeta Express, është lideri më pak i votuar në Kosovë. Ai ka grumbulluar vetëm 30 mijë e 289 votues në gjithë vend.

Ndryshe, KQZ-ja pritet që të mërkurën, apo më së largu të enjten, të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Votat e liderëve: 

Albin Kurti (VV) 136,625

Kadri Veseli (PDK) 125,866

Avdullah Hoti (LDK) 112 882

Ramush Haradinaj (AAK) 98,458

Behgjet Pacolli (AKR) 34,382

Fatmir Limaj (NISMA) 30,289

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë