Gjykata Speciale erdhi në Kuvend vetëm për miratim dhe jo për shqyrtim. Madje, ajo e rrezikon seriozisht UÇK-në. Këto vlerësime i ka dhënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, i cili njëherësh është edhe kryetar i sapozgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjykata Speciale konsiston në një histori të re të politike të Kosovës. Vendimet e saj do na ndryshojnë edhe historinë. UQK-ja dhe ushtria e saj janë në rrezik nga Gjykata Speciale”, tha Kurti.
Pavarësisht këtyre, Kurti tha që në vitin 2015 duart e deputetëve u përdrodhën dhe u nënshkrua Gjykata Speciale.
Sipas tij, kjo gjykatë vetëm sa e shton abnormalitetin e shtetit të Kosovës.