Loading…

Albin Kurti fajëson Hashim Thaçin për ‘mosinformimin’ e Edi Ramës

  • 05/10/2017 | 18:41

Albin Kurti fajëson Hashim Thaçin për ‘mosinformimin’ e Edi Ramës

Së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi me homologun e tij nga Kosova, Ramush Haradinaj, tha se çështja e demarkacionit është çështje e brendshme e Kosovës dhe se nuk duhet zgjidhur me Malin e Zi.


E kjo deklaratë e Ramës, sipas Albin Kurtit nga Vetëvendosje, vjen si pasojë e keqinformimit që vjen nga, siç i quajti ai, kanale të kontrolluara nga presidenti Hashim Thaçi.

“Mendoj se deklarata e z. Rama ka ardhur si pasojë e mungesës së informacionit të plotë mbi çështjen, ose si pasojë e ndonjë keqinformimi të porositur nga kanale të kontrolluara prej z. Thaçi, i cili është shumë i interesuar që të zbatohet marrëveshja e padrejtë për demarkacionin. Por ajo marrëveshje nuk do të zbatohet, për shkak se argumentet e ekspertëve, por edhe dokumentet tregojnë se ajo linjë demarkacioni është gabim” ka thënë Albin Kurti në një interviste për Tema.

Kurti pati reaguar menjëherë pas deklaratës se Rames, për të cilën thotë që ishte e gabuar, megjithatë për kryeministrin shqiptar, Kurti tha se edhe ai nuk do të falte as det e as tokë.

“Ne reaguam për të korrigjuar atë që neve na u duk qëndrim i gabueshëm. Por mendojmë se ky debat tashmë është i mbyllur, pasi vetë z. Rama e pranoi se ai është një person që nuk fal as det e as tokë, dhe kjo është pikërisht ajo çka ne presim prej tij e prej çdo politikani shqiptar. Deti e toka e shqiptarëve janë të dyja njësoj të rëndësishme, dhe janë çështje e sovranitetit të jashtëm kombëtar, dhe si të tilla, nuk i përkasin politikanëve, por popullit. Andaj mendoj se asnjë politikan nuk duhet të falë as det e as tokë” deklaroi Kurti.

Tutja i ka shprehur bindjen e tij që Haradinaj nuk do zmbrapset nga procesi për demarkacionin, duke thënë që nuk janë të interesuar ta vonojnë këtë proces mirëpo janë të interesuar në korrigjimin e tij.

Sipas tij zgjidhja e kësaj çështje është rinegocimi i marrëveshjes, duke u bazuar në një version tjetër të përgatitur nga akademikë dhe ekspertë të hartografisë e gjeografisë historike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë