Loading…

Albin Kurti e dëshpëron Veton Surroin: Nuk e emëron Ministër të Jashtëm

  • 06/01/2020 | 14:01

Albin Kurti e dëshpëron Veton Surroin: Nuk e emëron Ministër të Jashtëm

Ish-kandidati për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, është prezantuar për Ministër të Jashtëm të Kosovës nga lideri i VV’së, Albin Kurti, ani pse ky post dikur ‘i ishte premtuar’ nga kjo parti publicistit Veton Surroi, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti pak më parë i ka bërë thirrje LDK’së edhe një herë për marrëveshje, dhe që kjo t’i prezantojë emrat e saj për ministra.

Lista e Kurtit për postet e larta shtetërore në Qeverinë e tij ka qenë mjaftë interesante, ku ai ka përzgjedhur si Zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin ndërsa Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë.

Por surprizë po del të jetë edhe Blerim Reka, të cilin Kurti po e dëshiron Ministër të Jashtëm në Qeverinë e tij, nëse arrin të formojë një të tillë.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, thotë ai.

Mirëpo, një pozitë e tillë për shumë kohë u fol se do t’i takojë publicistit Veton Surroit, i cili haptas kishte shprehur simpatinë e tij për VV’në, dhe se do të punonte me dëshirë në një Qeveri të udhëhequr nga kjo parti.

“Unë jam në dispozicion për me ndihmu, unë po e shprehi në formën që ë kam bërë që 30 vjet, ai që mendon se unë mund të ndihmojë diçka unë jam aty”, kishte thënë ai.

Ndryshe, ofertën e sotme të partisë së Kurtit nuk dihet se a do të pranojë Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila më parë kishte kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme t’i takojë asaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë