Loading…

Albi Mall i reagon VV’së, pasi u tha se Shpend Ahmeti ka aksione

  • 18/11/2018 | 11:46

Albi Mall i reagon VV’së, pasi u tha se Shpend Ahmeti ka aksione

Anëtari i Lëvizjes Vetëvemndosje, Liburn Aliu ka akuzuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin se është përfshirë në ndërtime pa leje, derisa ka ngritur pikëpyetje edhe për qendrën tregtare “Albi Mall”, të cilën ka thënë se ndoshta Ahmeti mund të ketë aksione apo ndonjë familjar të punësuar.

Pas kësaj ka reaguar Ahmeti, i cili ka thënë se nuk i komenton këto akuza qesharake, kur edhe vetë Aliu ka dhënë leje për Albin, duke shtuar se inatet personale mbizotërojnë arsyen.

Ndërsa një reagim e ka bërë edhe kompania Albi, të cilët kanë përgënjeshtruar të gjitha pretendimet e Aliut se zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall është pa leje ndërtimi.

“Kompania Albi si biznes familjar e themeluar me 05.09.1990, me indinjatë reagon dhe përgënjeshtron pohimet e disa personave të caktuar se gjoja zgjerimi i aneksit të ri të Albi Mall-it, qenka pa leje ndërtimi! Ne si subjekt ekonomik që afaron për 28 vite kërkojmë që të na kurseni nga këto shpifje dhe të na lini të qetë të merremi me punët dhe obligimet tona”, shkruan në reagimin e kompanisë Albi.

Ndërtimet pa leje në Komunën e Prishtinës  dhe akuzat ndaj Shpend Ahmetit se është aksionar në Albi Mall ishin temë e konferencës së mbajtur të shtunën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë