Atleti, Alaudin Suma, ka garuar sot për herë të parë në hedhjen e diskut në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, transmeton Gazeta Metro.
Alaudin Suma nuk arriti të tregoi rezultat të kënaqshëm në herën e parë të tij në nivel të tillë për senior, pasi rezultati ishte 43.90 metra.
Ai përfundoi në pozitën e fundit në hedhje të diskut në Lojërat Mesdhetare, ndërsa medaljen e artë e arriti qiprioti, Apostolos Parellis, i cili hedhjen më të mirë e kishte 63.59 metra.
Medalja e argjendtë i takoi kroatit, Martin Markoviq, me rezultat prej 62.49 metra dhe e bronzta malazezit, Danijel Furtula, me rezultat 61.74 metra. /gazetametro.net