Loading…

Alarmon kryeministri Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

  • 20/02/2022 | 10:11

Alarmon kryeministri Johnson: Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka bërë një deklaratë bombë lidhur me tensionet në Ukrainë, ku Rusia ka nisur sulmet e para.


Kryeministri Johnson ka deklaruar për “BBC” se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945”.

“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar”, ka deklaruar ai për BBC.

Inteligjenca sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim, që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, deklaroi Johnson.

“Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, u shpreh ai.

Kryeministri britanik po fliste nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Vlerësimet e fundit nga qeveria amerikane sugjerojnë se numri i trupave ruse të vendosura tani përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje, është midis 169 mijë dhe 190 mijë.

Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

I pyetur nëse një pushtim rus ende mendohet të jetë i pashmangshëm, Johnson tha: “Kam frikë se kjo është ajo që tregojnë provat”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë