Loading…

Alarmon AUV’i: Zbulohet pesticid në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

  • 29/05/2026 | 15:14

Alarmon AUV’i: Zbulohet pesticid në specin e kuq të bluar me origjinë nga Kosova

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është njoftuar përmes Sistemit Evropian të Alarmit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) lidhur me ndalimin e një dërgese me produkt ushqimor nga Kosova në kufirin me Finlandën, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet fjalë për “spec të kuq të bluar”, i cili pas kontrollit laboratorik ka rezultuar me prezencë të pesticidit “Carbofuran” mbi nivelin e lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore.

Pas konstatimit të rezultateve, autoritetet përkatëse kanë marrë vendim për asgjësimin e plotë të ngarkesës së ndaluar.

“E gjithë sasia është asgjësuar nga autoriteti kompetent”, thuhet në njoftim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë