Loading…

Alarmohet Izraeli: Raportohet se Irani do ta sulmojë me dron

  • 16/02/2022 | 22:42

Alarmohet Izraeli: Raportohet se Irani do ta sulmojë me dron

Institucioni i mbrojtjes i Izraelit është në gatishmëri për një sulm të mundshëm me dron të Iranit, transmeton Gazeta Metro.


Sapo u raportua se inteligjenca izraelite ka marrë informata për sulm të mundshëm nga Irani.

Nuk mund të përjashtohet, sipas zyrtarëve të mbrojtjes, që dronët iranian të rrëzuar mbi Erbil disa ditë më parë po ashtu të ishin drejtuar në territorin izraelit, raporton Kan.

Sot edhe Kryetarja Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, ishte për vizitë në Izrael, ku ndër të tjera e cilësoi krijimin e shtetit të Izraelit si arritjen më të madhe të shekullit të kaluar.

Duhet të theksohet se në maj të vitit 2021, zyrtarët izraelitë akuzuan Iranin për lëshimin e një droni të armatosur që fluturoi në hapësirën ajrore izraelite në mes të Operacionit Guardian of the Walls. Netanyahu në atë kohë tha se “Irani dërgoi një UAV të armatosur në Izrael nga Iraku ose Siria”. /gazetametro.net

Rreziku nga sulmet raketore: Izraeli planifikon të ndërtojë një ‘mur lazer’ në qiellin e vet

Spikerja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi: Izraeli është arritja më e madhe e shekullit 20

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë