Loading…

Alarmi për sulme terroriste: Këto janë masat e ndërmarra nga policia (Dokument)

  • 14/04/2017 | 11:32

Alarmi për sulme terroriste: Këto janë masat e ndërmarra nga policia (Dokument)

Përveç ndërprerjes së pushimeve dhe zgjatjet së orarit nga 8 në 12 orë për Policinë e Kosovës, Drejtoria e kësaj të fundit ka dhënë një urdhër tjetër urgjent.


Njëri nga urdhrat që i janë dhënë Policisë është edhe vendimi që të gjithë policët medoemos duhet ta bartin jelekun  antiplumb dhe pajisje tjera të Policisë.

Ky urdhër urgjent që mban datën 4 prill përmban disa pika me anë të së cilës u kërkohet të gjitha drejtorive për disa masa që Policia duhet të ndërmarr ,sidomos rreth kishave dhe në rrugët që shpijnë për në shtetin fqinj, Maqedoni.

KosovaPress ka siguruar urdhrin urgjent me anë së cilit kërkohet nga Drejtoritë e Policisë të rajonit të Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit që t’i përmbahen këtyre pikave që ua sjellim më poshtë: -Patrullat sa më shpesh të patrullojnë rreth këtyre kishave dhe fizikisht të kontrollojnë  nga afër të gjithë ata që kalojnë andej.

a

-Të  mbulohen të gjitha rrugët kryesore që shpijnë në drejtim të Republikës së Maqedonisë  dhe të kontrollohen të gjitha veturat dhe njerëzit në to, të mblidhen shënime dhe të gjitha ato t’u dërgohen njësive të inteligjencave rajonale.

-Të mbulohen të gjitha rrugët sekondare që shpijnë apo vijnë nga Republika e Maqedonisë e posaçërisht ato që shpijnë në kishat më të afërta.   -Drejtoria e Njësive Speciale të koordinohet me Drejtoritë e Gjilanit, Prizrenit dhe Ferizajt në mënyrë që t’’i asistojë për mbulimin e rrugëve sekondare nga apo për Republikën e Maqedonisë.

-Policët gjatë këtyre ditëve të cilët janë angazhuar në këto aktivitete duhet medoemos të mbajnë në trup jelekun antiplumb.

-Të shtohet sa më shumë kontrolli nga eprorët e stacioneve dhe gjithsesi të ketë epror kujdestarë në detyrë në të gjitha drejtoritë.-Drejtoria e Njësisë Speciale të asistojë Departamentin Kufitar me dronë sipas kërkesës.

KosovaPress ka kërkuar sqarime edhe nga Policia, sipas të cilëve Policia e Kosovës detyrat dhe autorizimet e saj i ka të përcaktuara me ligj dhe Kushtetutë të vendit.

Sa i përket jelekut antiplumb sipas Policisë ajo është pjesë  e uniformës zyrtare.

“Jeleku antiplumb është pjesë zyrtare e uniformës policore dhe se përdorimi i tyre si pjese përbërëse e uniformës bëhet sipas vlerësimeve, përderisa vlen  të potencohet se situata e sigurisë në vend është e qetë dhe nën kontroll të plotë”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të Policisë së Kosovës.

Ndryshe që nga dje të gjithë zyrtarëve policorë u janë ndërprerë pushimet dhe u është ndryshuar orari nga tetë orë në 12.Mbrëmë ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit e saj që janë në Kosovë që të kenë kujdes dhe t’u shmangen turmave dhe koncerteve.Po dje kryeministri Isa Mustafa ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë