Loading…

Alarmi për bombë rezulton i rrejshëm, lëshohet në qarkullim aeroporti i Prishtinës

  • 06/02/2023 | 17:39

Alarmi për bombë rezulton i rrejshëm, lëshohet në qarkullim aeroporti i Prishtinës

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka njoftuar se kërcënimi me bombë në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë ka rezultuar i rrejshëm, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se aeroporti  është i hapur për fluturime dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

”Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht,” ka shkruar ajo.

Më herët, për Gazeta Metro zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e konfirmoi se rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’.

Kujtojmë se edhe javë më parë kishte rezultuar alarm i rrejshëm një kërcënim me bombë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë