Një tjetër alarm për bombë vuri në lëvizjen policinë në Tiranë
Një valixhe e braktisur pranë Muzeut Kombëtar ka shqetësuar kalimtarët që kanë lajmëruar forcat e rendit.
Pas izolimit të zonës, kanë mbërritur dhe forcat xhenio të ushtrisë.
Ekspertët kanë verifikuar objektin ndërsa më pas kanë ndërhyrë me shpërthimin e komanduar.
Fatmirësisht dhe këtë radhë kishim të bënim me një alarm fals, dhe një valixhe të braktisur.