Loading…

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rremë, Policia jep detaje

  • 15/02/2022 | 17:17

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve ishte i rremë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se alarmi për bombë në Stacionin e Autobusave në Prishtinë, ka rezultuar sërish i rremë, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se pas telefonatës anonime që ka pranuar policia për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.

“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme policia ka njoftuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi që kanë pranuar një telefonatë anonime rreth orës 15:00, me anë të së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë