Loading…

Alarmi amerikan: Shtohen patrullime në Prishtinë (Foto)

  • 13/04/2017 | 22:45

Alarmi amerikan: Shtohen patrullime në Prishtinë (Foto)

Rrugëve të kryeqytetit janë vërejtur patrullime dhe kontrolla të shtuara të policisë.


Kjo po ndodhë, gjatë kohës kur në Kosovë po qëndron senatori amerikan John McCain, dhe pas alarmit të dhënë nga ambasada amerikane në Prishtinë, për rrezikun nga sulmet e mundshme terroriste, raporton gazetametro.net.

Ambasada amerikane pak më parë përmes një njoftimi u kërkoi qytetarëve të saj të kenë kujdes, të ndërrmarrin hapat e duhur për të rritur sigurinë e tyre nga sulmet e ndryshme terroriste.

 

17918380_1516177845090340_1913203759_n

“Terroristët në rajon më parë kanë pasur caqe objektet e ndjeshme, përfshirë kishat dhe objektet e kulteve tjera, qendrat e këmbësorëve, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja të sigurisë: rrini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj, përfshirë edhe ngjarjet lokale dhe shikoni televizionet për përditësim të lajmeve”, ishte sugjerimi që ambasada amerikane u jep qytetarëve të vet në Kosovë.

“Mbani nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale. Nëse ndodh një sulm terrorist në qytetin tuaj ose ku do të udhëtoni, qytetarët amerikanë duhet: Të ndjekin instruksionet e forcave ligjore dhe shërbyesve emergjentë. Të monitoroni uebfaqen e ambasadës për siguri”, përfundoi ambasada./gazetametro.net

17888730_1516177745090350_538003290_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë