Loading…

Alarmante: Kemi dy vite afat që të shpëtojmë biodiversitetin nëse nuk dëshirojmë të zhdukemi

  • 03/11/2018 | 21:39

Alarmante: Kemi dy vite afat që të shpëtojmë biodiversitetin nëse nuk dëshirojmë të zhdukemi

Bota ka dy vjet kohë për të arritur një marrëveshje për natyrën për të ndalur një ‘vrasës të heshtur’ aq të rrezikshëm sa ndryshimet klimatike, thotë shefi i biodiversitetit.


Bota duhet të bëjë një marrëveshje të re për natyrën në dy vitet e ardhshme ose njerëzimi mund të jetë specia e parë që do të zhduket, paralajmëron Shefi i Biodiversitetit i Kombeve të Bashkuara, shkruan the Guardian, transmeton gazetametro.net

Para një konference të rëndësishme ndërkombëtare për diskutim të kolapsit të ekosistemeve, Cristiana Pasca Palmer, tha se popujt e të gjitha vendeve duhet t’iu bëjnë presion qeverive që të ngritin objektiva ambicioze globale për të mbrojtur insektet, zogjtë, bimët dhe gjitarët që janë kyç për prodhimin global të ushqimit, për ujë të pastër dhe sekuestrim të karbonit.

‘’Humbja e biodiversitetit është një vrasës i heshtur’’, tha ajo për Guardian. ‘’Eshtë ndryshe nga ndryshimet klimatike, ku njerëzit ndjejnë impaktin në jetën e përditshme. Me biodiversitetin nuk është aq e qartë dhe në kohën kur vëren se po ndodh mund të jetë shumë vonë’’, tha ajo.

Pasca Palmer është drejtoreshë ekzekutive e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi diversitetin biologjik – trupi botëror përgjegjës për mbajtjen e sistemeve për mbështetje të jetës në natyrë na të cilat njerëzimi është i varur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë