Loading…

Alarmante: Batllava e Badovci kanë rënë nën 6 metra nga kuota

  • 28/07/2019 | 19:10

Alarmante: Batllava e Badovci kanë rënë nën 6 metra nga kuota

Me rritje të temperaturave në vend, është shtuar konsumi i ujit të pijshëm.

Megjithatë, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” po përpiqet që konsumatorët e saj t’i mbajë me furnizim stabil të ujit të pijshëm, tha për Radio Kosovën zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku. Por, siç tha ajo, kohëve të fundit kanë hasur edhe në keqpërdorues të ujit të pijshëm.

“Keqpërdoruesit më të mëdhenj të ujit të pijshëm, sidomos në sezonin e pranverës dhe verës, janë fshatrat, sidomos fshatrat që janë të kyçur në gypin magjistral nga Albaniku deri në Prishtinë”, ka thënë Mjeku.

Zëdhënësja Mjeku tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit, ka rënë dukshëm, por aktualisht siç tha ajo, shpëtimtari i këtyre dy liqeneve është Liqeni i Ujmanit.

“Niveli i ujit në Liqenin e Batllavës dhe Badovcit ka rënë në kuotën -6 metra, por shpëtimtari i këtyre dy liqeneve është Liqeni i Ujmanit. Mos ta kishim edhe fabrikën e trajtimit të ujit në Shkabaj, këto dy nivele do të ishin edhe me të ulëta, ashtu siç kanë qenë edhe në vitin 2013/14, që i kishim -14 metra nën kuotën maksimale”, ka shtuar Mjeku.

Ajo tutje ka shtuar se për shkak të disa problemeve teknike në Lagjen Velania dhe te Lagjja e Vneshtave në Prishtinë, kanë pasur disa probleme të furnizimit me ujë.

Por, për momentin janë duke punuar me kapacitete maksimale për t’i sanuar këto prishje, kështu që edhe nuk po aplikohen reduktime.

“Në të kundërtën, në rast të shtimit të keqpërdorimit të ujit të pijshëm, reduktimet mund të kthehen”, tha Mjeku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë