Loading…

Alarmante: Ajri në Prishtinë i rrezikshëm për jetë

  • 24/11/2016 | 12:03

Alarmante: Ajri në Prishtinë i rrezikshëm për jetë

Prishtina ka hyrë në vijën e kuqe për sa i përket ndotjes së ajrit. Kështu thonë drejtues të Partisë së Gjelbër, por edhe matjet e cilësisë së ajrit që i bën Ambasada amerikane, në Prishtinë.

Vlerat e cilësisë së ndotjes së ajrit kanë arritur në 161, që sipas sqarimeve që jepen në sajtin e Ambasadës amerikane, rezulton se Prishtina ka hyrë në vijën e kuqe të ndotjes së ajrit, vlerat e ndotjes së të cilës sillen prej 151 deri në 200, e cila ndryshe definohet si vija “Unhealthy”(e pashëndetshme).

Në sajtin e Ambasadës… sqarohet se ndotja e ajrit paraqet problemin kryesor shëndetësor, me të cilin përballen me miliona njerëz në botë.

“Monitori i cilësisë së ajrit i vendosur në ambasadë mat ajrin në Prishtinë çdo një orë, duke përllogaritur kështu masën e pluhurit, ndotjen, tymin, përmbajtjen e karbonit dhe të lagështisë”, thuhet në sajtin e Ambasadës.

Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë folur për statistikat e ndotjes së ajrit në Prishtinë. Ata thonë se Komuna do të dalë me një raport për këtë çështje të premten.

“S’ka rezultate deri të premten, kur të dalë raporti”, ka thënë Muhedin Nushi për Koha Ditore.

ajri-ne-prishtine

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë