Liderët evropian kanë zgjidhje të qartë në Ballkan – ose do të merren me problemet e tyre ose problemi i Ballkanit do të merret me ta, thotë Carl Bildt.
Ish kryeministri suedez dhe përfaqësuesi i lart i BE në Bosnje dhe Hercegovinë, në tekstin autorial për internet, botimi i Project Syndicate, propozon që të shpejtohet procesi i zgjerimit dhe pranimi i anëtareve të reja, dhe që programi i “partneritetit lindor” të BE të zëvendësohet me “partneritetin ballkanik” i cili në fund do të sjell hyrjen e shteteve të reja Bashkimit Evropian, përcjellë gazetametro.net.
Autori pretendon se për këtë duhet kohë, por thekson se duhet të fillohet të punohet menjëherë.
Për fillim, siç thotë, Bashkim Evropian mund të fillojë me ndërmjetësimin e zgjidhjeve të çështjeve të mbetura të kufijve ndërshtetërorë.
“Njëkohësisht me shpejtimin e procesit të integrimeve evropiane, në mënyrë që të zgjidhet rreziku gjithnjë e më prezent i konfliktit në Ballkan. BE duhet të demonstrojë se posedon vullnet dhe metoda ashtu që do të dërgojë në rajon grupet e veta luftarake që të zbatojnë ushtrime ushtarake. Kjo do të dërgoj porosinë e fuqishme se forcat e saja ushtarake nuk janë tigër prej letre, dhe se, përveç fjalëve, ka ende potencial i cili mund të përdoret”, ka theksuar Bildt.
Ai thotë se brengosja e tij për Ballkanin ka filluar kur gjatë qëndrimit të tij privat në Bosnje dhe Hercegovinë vitin e kaluar shumë herë është pyetur se a do të ketë përsëri luftë.
Thekson se luftërat, si ato para 27 vjetëve në Ballkan më nuk do të përsëriten.
“Situata sot është ndryshe se që ka qenë atëherë. Por, tashmë shumë herë në histori kemi pasur rastin të shohim se një individ mund të ndez zjarr i cili do të jetë vështirë të kontrollohet. Dikur moti në Sarajevë Gavrilo Princip ka shkaktuar luftë botërore kur e ka vrarë trashëgimtarin e fronit Austro-Hungarez Franz Ferdinand. Ngadalë por sigurt sot rajoni po bëhet i djegshëm, por kësaj here mund të shpërthejë në Shkup”, ka paralajmëruar Bildt.
Ai pretendon se liderët e Bashkësisë Evropiane befas u zgjuan me realitete të reja në Ballkan. Në samitin e mbajtur në fillim të këtij muaji ata kanë theksuar nevojën e angazhimit të shtuar të BE’së në Ballkan, por edhe për të përzënë Rusinë nga ky rajon.
Bildt shton se prej shkatërrimit të Perandorisë Otomane, Ballkani është burim i jostabilitetit:
“I përzier në kuptimin fetar, kombëtar, kulturor, koncepti i krijimit të shteteve kombëtare ka sjellë deri te jostabilitetet e përhershme në të cilat luftërat dhe krimet e rënda nuk janë të rralla”.
“Krijimi i shtatë shteteve të reja, shpesh me antagonizma në mes veti, qartë ka bërë me dije se stabiliteti në rajon do të varet prej kornizës së re. Këtë herë kjo quhet BE. Duke falënderuar eksperiencave vetanake në qetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve shumëvjeçare nacionale në pjesët tjera të Evropës, Bashkimi Evropian ka marrë për detyrë që të lidhet me Ballkanin dhe të shtyp konfliktet kombëtare”, pretendon Bildt.
Ai përkujton se në samitin e Selanikut më 2003 është dhënë premtimi për hyrje të gjitha shteteve ballkanike në BE, dhe sa ka qenë me rëndësi që të jepet një premtim i tillë, aq është tani vështirë që ai premtim të mbahet.
“Posa problemet e Ballkanit u qetësuan, liderët e Bashkimit Evropian kujtuan se kanë siguruar paqe. Qasja e tyre rutinë ndaj Ballkanit në thelb ka sjellë deri te ruajtja e status quo’s”.
“Status quo është konfirmuar. Deklarimi i tij teknikisht ishte në rregull. Por politikisht ishte një katastrofë. Kur drita e cila ka motivuar dhe ka sjell reforma, u shua, nacionalizmi, siç edhe pritej, filloi të rritet. BE në ndërkohë, iu kthye problemeve të veta, siç janë krizat financiare dhe borxhet e shteteve anëtare të Bashkimit”, shkruan më tutje Bildt.
Duke theksuar eksperiencat e veta nëpërmes të funksioneve që i kishte në lidhje me shtetet ballkanike, autori potencon se rruga e vetme të shkohet përpara është në atë që Evropa të tregoj muskujt e vet”. /gazetametro.net