Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka drejtuar akuza ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit.
Përderisa në Kuvend po diskutohej për marrëveshjen financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Beqiri ka thënë se nga kjo marrëveshje janë 21 milionë euro që i dedikohen ngrohjes së qytetit të Prishtinës.
Me këtë rast Beqiri ka theksuar se qytetarët duhet ta dinë se Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëheq me Prishtinën më së paku mendon për Prishtinën.
“Këta zotërit që nuk janë në sallë nuk mendojnë për Prishtinën po rrezikojnë t’ia humbin 21 milionë euro”, ka thënë Beqiri.
Ai ka shtuar se deputetët e Vetëvendosjes dëshirojnë të politizojnë çdo gjë.