Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka kritikuar veprimet e PDK’së të cilët sipas tij, kanë ndërprerë mësimin në tri shkolla të komunës së Drenasit, për të mbajtur fjalime kandidati për kryetar të Drenasit,Ramiz Lladrovci.
“Punonjësit e arsimit nuk duhet të obligohen të dëgjojnë fjalimet e partive politike apo për t’u bërë detyrimisht anëtarë të tyre”, ka thënë Krasniqi.
Ai e krahason këtë sistem me atë socialist të Titos e Rankoviqit.
“Do t’i kisha pyetur iniciatorët e ndryshimit të Kodit Penal e të Procedurave Penale: A e dinë ata se me cilin ligj a kod, sot është ndërprerë mësimi në shkollën e Komoranit, të Nekocit e të Kizharekës për t’i dëgjuar përrallisjet e kandidatit për Kryetar të Drenasit nga PDK-ja?”, ka thënë Krasniqi./gazetametro.net