Loading…

Akuzohen për sulm ndaj Kuvendit, VV i fut në listë zgjedhore

  • 19/05/2017 | 16:21

Akuzohen për sulm ndaj Kuvendit, VV i fut në listë zgjedhore

Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që akuzohen se kanë kryer sulm terrorist me zollë të 4 gushtit të vitit të kaluar ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, janë pjesë e listës zgjedhore nga ky subjekt politik.


Vetëvendosje ka futur në listë zgjedhore për deputetë të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit, Frashër Krasniqin, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi.

Prokuroria për të akuzuarit pretendon se, qysh nga mesi i korrikut 2016 kishin nisur të planifikonin sulmin me zollë në objektin e Kuvendit të Kosovës, të cilin e kanë kryer në mbrëmjen e 4 gushtit të të njejtit vit.

Kandidimin për deputetë e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi.

“Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.

I falenderoj të gjithë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.

Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodh. Ky ndryshim, do t’i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në anën tjetër, ambasadori amerikan, Greg Delawie, sot gjatë vizitës që i bëri KQZ’së, deklaroi se njerëzit që kanë akuza të ngritura nuk dëshiron t’i shoh nëpër lista zgjedhore. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë