Loading…

Akuzat e reja ndaj Haradinajt, film triller i Hollywood’it

  • 15/01/2017 | 23:04

Akuzat e reja ndaj Haradinajt, film triller i Hollywood’it

Serbia ka dërguar në Francë kërkesën për ekstradim të Ramush Haradinajt, në bazë të një aktakuze për krime lufte të ngritur në vitin 2004, dhe të plotësuar me dëshmi të reja të cilat Beogradi pretendon se i ka. Gazeta serbe Blic, ka publikuar ato, përcjell gazetametro.net.


Serbia akuzave të reja, të publikuara nga Blic beogradas, pretendon se i ka 30 dëshmitarë të mbrojtur.

Të mbijetuarit sipas këtyre akuzave dëshmojnë se Hadadinaj dhe grupi i tij kanë urdhëruar mbylljen e fëmijëve, të cilët i kanë mbajtur disa ditë, në qershor të vitit 1999, ku ishte edhe një fëmijë 1 vjeç.

Akuzat e reja serbe ndaj Haradinajt, i mveshin atij krime makabre, siç është prerja e kokës së një foshnjeje.

ramushi-gazeta

Në akuzë thuhet se një ushtar kishte hyrë në shtëpinë ku ishin mbyllur pengjet, dhe kishte pyetur se çfarë ka për darkë. “Njëri ishte përgjigjur se nuk ka mish. Pastaj ai tërheqi pistoletën e tij nga rripi dhe qëlloi dy herë në foshnjën dyjavëshe në djep. Më pas i preu kokën e saj, dhe babai i saj i tha: Unë kam mish të fshehur”.

Sipas dëshmitarëve, Haradinaj u ka dhënë urdhër ish –antarëve të UÇK’së për likuidime, zakonisht duke përdorur fjalët: “Dërgoni te Baca Adem, duke iu referuar komandantit të vrarë të UÇK’së, Adem Jashari”.

Haradinaj, në bazë të dëshmive të pretenduara që janë mbledhur nga hetuesit serbë ka dhunuar personalisht shumë viktima, në mesin e të cilëve ishin vajza të reja.

Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Haradinaj ka përdhunuar të miturën Ganimete Tafa në hotelin Pashtrik në Gjakovë.

“Ajo është dërguar më 12 qershor në dhomën e hotelit, ku atje ishte Haradinaj, i cili e rrahu dhe pastaj e përdhunoi. Më pas atë e rrahën ushtarët e tjerë të UÇK’së, vazhdimisht për 40 orë, deri në mëngjesin e 14 qershorit të vitit 1999”.

Viktimat e Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij sipas Serbisë, ishin serbë, romë e shqiptarë, që nuk e mbështesnin UÇK’në.
Në fund të vitit 1999 u rrëmbye Vesel Muriçi dhe katër shqiptarë të tjerë të cilët u mbajtën rob në një ndërtesë në Pjeë. Vesel Muriçi arriti të shpëtoj, ndërsa të tjerët u qëlluan. Trupat e tyre u hodhën në lumin Drini i Bardhë, dhe në mesin e viktimave ishte edhe Xhafer Gjuka. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë