Loading…

Akuza për korrupsion: Miftaraj kërkon që të lëshohet urdhërarrest ndaj deputetes së VV’së

  • 03/06/2021 | 13:14

Akuza për korrupsion: Miftaraj kërkon që të lëshohet urdhërarrest ndaj deputetes së VV’së

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pasi që deputetja e Vetëvendosjes (VV), Jetmire Vrenezi nuk ka shkuar sot në seancën gjyqësore ku e njëjta po akuzohet për korrupsion, e rrjedhimisht, seanca ka dështuar, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Miftarja  ka bërë thirrje për gjykatësin, duke thënë se ndaj deputetes së VV’së duhet të lëshohet urdhërarrest për ta sjellë me dhunë në seancë.

“O gjykates, shfrytezo dhe zbato ligjin, nese e akuzuara per korrupsion deputetja Vrenezi e injoron gjykaten dhe ligjin, lesho urdher arrest, sjelle me dhune ne gjykate. Veq pse është ne pushtet, nuk do te thote se e njejta eshte mbi ligjin”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë i Miftaraj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë