Është institucioni më i ndjeshëm në vend, e si i tillë Agjencia për Inteligjencë, parashihet të jetë edhe më i rregullti në funksionimin e brendshëm.
Por, disa ankesa që u janë drejtuar udhëheqësve të shtetit, ngrisin shqetësimet se aty mund të jenë bërë shkelje serioze në shpenzime e punësime.
Udhëheqësit e shtetit janë njoftuar për disa shkelje të inspektorit të përgjithshëm të AKI’së, Shkelzen Sopjani, që po konsiderohen si presione, shantazhe e kërcënim. Krejt këto akuza e raportime janë bërë nga punëtorë të intelegjencës.
Sipas dokumentit, telashet kanë filluar për shkak të raportit të auditimit të brendshëm financiar. Bazuar në dokumentin në fjalë, në raportin e auditimit të vitit 2015, janë gjetur shumë shkelje. Një nga to është mospagesa e kontrubuteve pensionale dhe tatimet për shpërblimet e bëra për punëtorët e AKI’së.
Vlera e këtij keqpërdorimi të pretenduar, është mbi 48 mijë euro.