Aktorja e njohur Charlize Theron ka habitur fansat me një deklaratë të sinqertë rreth jetës së saj personale dhe marrëdhënieve romantike.
Gjatë një interviste në emisionin The Drew Barrymore Show, ajo pranoi se nuk është e sigurt nëse mund të bashkëjetojë sërish me një partner.
“E them me gjithë seriozitetin njerëzit mendojnë se bëj shaka, por nuk mendoj se mund të jetoj më kurrë me dikë tjetër,” u shpreh aktorja 50-vjeçare, e cila aktualisht promovon filmin e saj të ri në Netflix, Apex.
Megjithatë, Theron theksoi se nuk është kundër një lidhjeje romantike, por preferon një formë tjetër bashkëjetese.
“Do të doja shumë që partneri të ishte afër… ndoshta të blejë një shtëpi në të njëjtën rrugë,” tha ajo me humor.