Loading…

Aktorja e njohur amerikane po bohet nënë për herë të parë

  • 08/10/2020 | 22:48

Aktorja e njohur amerikane po bohet nënë për herë të parë

Katharina McPhee është në pritje të fëmijës së parë, ndërsa për partneri ne saj, David Foster është fëmija i gjashtë.


Katharine McPhee po bëhet nënë për herë të parë, shkruan TM.

Burime të afërta me çiftin zbulojnë për TMZ se Katharine është në pritje të ëmbël. Ajo u pa të martën duke u shëtitur në Montecito me partnerin e saj, David Foster.

Ata ishin duke u përgatitur për një fëmijë, duke kërkuar gjësende në dyqanet e fëmijëve. Çifti u larguan nga “The Nurture Cottage” me një qese plot sende. David është 70 vjeç dhe ka edhe pesë vajza. Raste të ngjashme janë edhe me Tony Randall, i cili ka dy fëmijët e parë në fund të 70-ave të tij dhe Mick Jagger, i cili ka fëmijë 3-vjeçar, kurse ylli është 77 vjeç.

McPhee, e cila po bëhet nënë për herë të parë, po e mbante qenushin e vogël në një çantë që e kishte mbi supe.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Katharine këndoi “She used to be mine” nga muzikali “Waitress”. Gjatë kësaj shfaqjeje, aktorja la të kuptohet se ishte shtatzënë, ngase po prekte barkun derisa po këndonte.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë