Për rolin Woland, aktori shqiptar Alban Ukaj është shpërblyer për rolin më të mirë në Festivalin e Teatrit që është mbajtur për të 36-ën herë në Jajce të Bosnje e Hercegovinës.
Alban Ukaj është shpërblyer për këtë rol në shfaqjen “Majstor i Margarita”, që në këtë festival ka përfaqësuar Saraievski Ratni Teatar, dhe pikërisht kjo shfaqje është shpërblyer edhe për kostumet më të mira.
Në këtë festival që konsiderohet të jetë festivali më i vjetër i teatrit në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe njëkohësisht njihet për kritere shumë të fuqishme, janë shpërblyer në kategori të ndryshme edhe aktorë e regjisorë të njohur të këtij shteti.