Loading…

Aktori Safqiu deklarohet për arrestimin e tij

  • 23/03/2019 | 16:49

Aktori Safqiu deklarohet për arrestimin e tij

Gjatë ditës se sotme në mediat kosovare është raportuar se ishte arrestuar aktori i njohur, Mensur Safqiu. Por, ai e ka mohuar këtë duke deklaruar se ka qenë skenë e një filmi, transmeton Gazeta Metro.

Safqiu për kallxo.com ka thënë se pamjet nga arrestimi i tij ishin pjesë e xhirimeve të një filmi.

“Çfarë arrestimi more. Unë jam duke xhiruar film. Kemi qenë duke xhiruar, unë jam me polic tani. Mos të bijnë në lajthitje njerëzit”.

Sot në mesditë ka qarkulluar në media një video ku shihet aktori kosovar, Mensur Safqiu duke u arrestuar nga policia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë