Loading…

Aktori që luan rolin e gangsterit në ‘Squid Game’: Faleminderit që më bëtë milioner

  • 16/10/2021 | 14:16

Aktori që luan rolin e gangsterit në ‘Squid Game’: Faleminderit që më bëtë milioner

Një nga yjet e “Squid Game” ka habitur ndjekësit e tij pasi falenderoi botën për bërjen e tij “milioner” pas suksesit befasues të serialit.

Që kur u publikua më 17 shtator, më shumë se 111 milionë familje janë akorduar në serialin në gjuhën koreane, duke e bërë “Squid Game” shfaqjen më të ndjekur në shërbimet e transmetimit, duke tejkaluar edhe serialin shumë të suksesshëm anglez, “Bridgerton”, shkruan The Independent.

I freskët nga suksesi i shfaqjes, aktori Heo Seung-tae, i cili luan rolin e gangsterit Jang Deok-su në “Squid Game”, shkroi në Instagram: “Faleminderit që më bëtë milioner”.

Megjithatë, ndërsa shumë mendonin se ai po fliste për t’u bërë jashtëzakonisht i pasur, ai në fakt po i referohej numërimit të tij të ndjekësve në Instagram.

E gjithë kjo ndodhi derisa një ndjekës shkroi: “Mjaft me kaq, sepse ai arriti një milion ndjekës në Instragram”,—shkroi një ithtar pasi disa njerëz ndanë përgjigje të tronditura në postimin e tij në dukje i pacipë.

“Squid Game” është shpallur zyrtiarisht si seriali më i shikuar ndonjëherë në këtë platformë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë