Loading…

Aktori i ‘O sa mirë’ zbulon njërën nga arsyet e mundshme që shtyu Artin drejt vdekjes

  • 24/04/2018 | 22:00

Aktori i ‘O sa mirë’ zbulon njërën nga arsyet e mundshme që shtyu Artin drejt vdekjes

Fisnik Ademi kolegu i Art Kurtit, 23 vjeçarit që vdiq sot ka thënë sonte se ai me sa din Arti ka pasur probleme financiare, përcjell gazetametro.net.


Madje ai përmendi një moment se si ai ka vepru deri sa po xhironin në serialin ‘O sa mirë’.

‘Një moment e di që u pat largu prej skenës, gjatë xhirimeve e patë marrë telefonin u patë largu’, tha Ademi.

Ndërkohë, Ademi thotë se vdekja e ish-kolegut e ka mërzitur shumë.

“E pakuptueshme për mu. E kam prit shumë keq. E di që s’ka pas vëlla tjetër. Vërtetë e dhimbshme”, tha Ademi në Pressing.

Njësoj shprehet edhe Jeton Zogjani. Për shumë kohë ata punan bashkë në serialin e ‘O sa mirë’.

“Ka qenë djalë i sjellshëm dhe bashkëpunëtor i mirë”, thotë ai.

“Lajmi ke një lajm shokues dhe shumë i papritur sepse përveç ne që e kemi njohur si mik dhe bashkëpunëtor konsideroj se më i trisht është fakti se sot ka humb jetën një djalë rreth 23 vjet”, theksoi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë