Loading…

Aktivitetet e partive në ditën e fundit të fushatës

  • 09/06/2017 | 09:27

Aktivitetet e partive në ditën e fundit të fushatës

Të gjitha partitë e mëdha kanë vendosur që fushatën ta mbyllin me tubime në kryeqytet, shkruan gazetametro.net.


Partitë e koalicioni PDK-AAK-Nisma fushatën do ta mbyllin në orën 15:00 në Palestrën 1 tetori, i cili do të jetë edhe tubimi u fundit i kësaj partie.

Ndërkaq, koalicioni LDK-AKR-Alternativa tubimin përmbyllës do ta mbajnë në orën 17:00 në Pallatin e Rinisë.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje fushatën e mbyll në Prishtinë, komunë të cilën e udhëheq. Udhëheqësit e kësaj partie do t’u drejtohen qytetarëve për të fundit herë në këtë fushatë nga sheshi ‘Skënderbeu’ në orën 21:00.

Ndryshe, partitë e përfundojnë sot fushatën dhe nesër e kanë të ndaluar të bëjnë fushatë, ndërkohë që një ditë pas do të përballen me votën e qytetarëve kosovarë./gazetametro.net

Agjenden e partive për ditën e sotme, mund ta shihni më poshtë:

– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu mbajnë konferencë për media në Ferizaj. (Ferizaj, ora 10:00)

– I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj viziton Panairin e Librit. (Ambientet e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

– I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK – AAK – Nisma, Ramush Haradinaj merr pjesë në mbylljen e fushatës zgjedhore. (Palestra “1 Tetori”, ora 15:00)

 

– Koalicioni i djathtë i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi mbajnë tubimin qendror të përmbylljes së fushatës zgjedhore. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Shtime. (Shtime, ora 17:00)

 

– Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në Gjonaj të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

– Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës të fushatës në Pishtinë. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 21:00)

 

– Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në fshatit Arbanë të Prizrenit. (Shkolla e fshatit, ora 21:00)

 

– Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në fshatin Korillë të Prizrenit. (Sheshi i fshatit Korillë të Prizrenit, ora 22:00)

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë