Loading…

Aktivitetet e Fshatit SOS për festat e fundvitit

  • 31/12/2019 | 11:06

Aktivitetet e Fshatit SOS për festat e fundvitit

Vendi që ofron kujdes për fëmijët e braktisur, SOS Fshati, ka organizuar shumë aktivitete të cilat kanë qëllim edukativ, në periudhën e festive të fundvitit, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i kujdesit alternativ në Fshatin SOS, Besnik Peci, i cili tha se në këtë periudhë festash, kanë organizuar shumë aktivitete të cilat kanë karakter rekreativ dhe socializues, por aktiviteti më i mirë, sipas tij, është dekorimi i bredhit, pasi që fëmijët e bëjnë me shumë dashuri këtë pjesë.

‘Në SOS Fshatrat e fëmijëve të Kosovës aktivitetet projektohen dhe ideohen në bazë të nevojave që i kanë fëmijët, nevojat të cilat janë identifikuar prej stafit pedagogjik, kryesisht natyra e aktiviteteve që realizojmë me fëmijët në Sos Fshatrat e fëmijëve të Kosovës, ka karakter rekreativ, edukativ dhe socializues, do të thotë jemi të orientuar që kur t’i përzgjedhim aktivitetet të plotësohen këto tri kriteret. Në këtë periudhë festash kemi shumë aktivitete kryesisht rekreative me fëmijët ku ata pikërisht sot do të bëjnë një aktivitet, të dekorojnë bredhin e Vitit të Ri, pranë këtij bredhi do t’i presin vizitorët dhe mysafirët të cilët do të vijnë t’i shohin, me kalu kohë kualitative me ta dhe ndoshta edhe me i dhuru dhurata fëmijëve SOS’, tha Peci, raporton KSP.

Peci tutje shtoi se këto aktivitete educative I mbrojnë fëmijët nga dukuritë negative, si përdorimi I substancave narkotike, substancat psiko-aktive, duhani dhe fenomene tjera të dëmshme.

Përveç kësaj, Peci tha se edhe pse këta fëmijë kanë nevojat e tyre, përsëri e kanë atë ndjenjën e humanizmit dhe ndihmës për fëmijët e tjerë. Këtë vit me iniciativën ‘Dhuro mos nguro’, fëmijët kanë mbledhur dhe ricikluar lodra, të cilat më pas i kanë dhuruar për fëmijët në nevojë.

‘Në të njëjtën kohë bashke me fëmijët kemi bërë aktivitete të cilat shkojnë në funksion të ruajtjes së bashkë moshatarëve të tyre në komunitete, dhe si rrjedhojë fëmijët kanë qenë udhëheqës apo fasiltator të disa aktiviteteve si janë aktivitetet humanitare, me iniciativën “Dhuro mos nguro”, ku fëmijët sos kanë mbledh, ricikluar lodra dhe i kanë dhuruar për fëmijët në nevojë në të njëjtën kohë kanë organizuar aktivitete edukative përmes trajnimeve me fëmijët e shkollave dhe komuniteteve që thjesht me i sensibilizu ata për mbrojtjen dhe rritjen e sigurisë së tyre nga dhuna kibernetike’, shtoi Peci.

Aktualisht në Fshatin SOS në Kosovë në shtyllën e kujdesit alternativ gjejnë strehim 61 fëmijë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë