Loading…

Aktivistja serbe lëshon studion e Vucic’it pas zënkës për shqiptarët (Video)

  • 16/01/2017 | 00:03

Aktivistja serbe lëshon studion e Vucic’it pas zënkës për shqiptarët (Video)

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euroatlantike në Serbi, Jelena Milic, e ka lëshuar studion të dielën mbrëma në TV Pink të Serbisë, kur ndaj saj Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic i drejtohet me fjalë plotë akuza se gjithçka flet ajo, është kundër interesave të Serbisë.


Mospajtimet e Milic me Vucicin, erdhën pas fjalosjeve lidhur me aktakuzat për krime lufte dhe rastin e fundit me Ramush Haradinajn dhe të tjerët që i përndjek Serbia, e që kriminelët e kërkuar dhe të dënur nga Tribunali i Hagës e që janë serbë, nuk ndiqen nga autoritetet serbe.

https://www.youtube.com/watch?v=eOuy4dNZVv0

Reagimi i Vucic’it ndaj Milic, u nis i nxitur nga një emision tjetër ku aktivistja serbe i kishte thënë Vedrana Rudan’it opinioniste nacionaliste, se, “A e din që ekzistojnë varreza masive të shqiptarëve në Serbi”.

Kryeinistri Vucic më pas i ishte drejtuar duke e akuzuar Milicin, se ajo flet si anti-serbe dhe anti-kombëtare, transmeton gazetametro.net.

Kjo më pas e shtyri atë, që demonstarivisht ta lëshoj tavolinën studios me Kryeministrin serb, që mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Milic njihet si pjestare e frymës liberale në Serbi, e cila edhe e kishte paralajmëruar Drejtorin e TV Pink, që në rast të ofendimeve populliste dhe nacionaliste nga ana e Vucic, ajo do ta lëshojë studion. Dhe kjo edhe ndodhi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë