Aktivistja nga Kosova Lura Limani i ka reaguar mediumit prestigjioz amerikan CNN, duke i thënë se Slobodan Milosevic nuk ka kryer krime kundër shqiptarëve mysliman në Kosovë, por kundër shqiptarëve etnik në Kosovë duke përfshi të gjitha religjionet, shkruan Gazeta Metro.
“Hey CNN, Milosevic nuk ka kryer gjenocid kundër “myslimanëve etnikë” në Kosovë, por shqiptarëve etnikë të cilët janë myslimanë, katolikë, ortodoksë dhe madje edhe ateistë”, ka shkruar Limani në Twitter.
“E medium amerikan kishte shkruar se dhuna në Ballkan kishte eskaluar, kjo ishte arsyeja kryesore që kishte shtyrë presidentin Clinton që të ndërhynte në Kosovë më 1999 për të parandaluar një gjenocid kundër muslimanëve etnik nga ish-udhëheqësi serb Sllobodan Millosheviç. Parandalimi për gjenocid kishte dështuar nga administrata Clinton në Bosnje”, kishte shkruar CNN.
Lufta në Kosovë shkaktoi mijëra viktima civile dhe gjenocid, miliarda dëme ekonomike si dhe afro një milion shqiptarë të Kosovës ishin depërtuar në vendet fqinje./gazetametro.net
Hey @CNN Milosevic wasnt conducting a genocidal campaigm against "ethnic Muslims" in Kosovo but ethnic Albanians, who are Muslim, Catholic, Orthodox and even atheist pic.twitter.com/qAyhYVL8J1
— Lura Limani (@LuraLim) March 23, 2022