Loading…

Aktivistja Avdiu për skandalin e karburantëve: Duhet dorëheqje, të rritet presioni

  • 04/02/2022 | 11:38

Aktivistja Avdiu për skandalin e karburantëve: Duhet dorëheqje, të rritet presioni

Aktivistja e Shoqërisë Civile, Arta Avdiu, në një prononcim për Gazetën Metro, lidhur me skandalin e karburantëve që u publikua dje, ku deputet të Lëvizjes Vetëvendosje kishin mashtruar rreth kompenzimit të shpenzimeve të derivateve ka thënë se ata duhet të japin dorëheqje, shkruan Gazeta Metro.


Avdiu ka rënditur disa arsye se përse kjo që ka ndodhur dje konsiderohet si vjedhje, mashtrim dhe abuzim me detyrën zyrtare.  “Pas veteranëve të rrejshëm i njoftum edhe udhëtarët e rrejshëm”, është shprehur ndër të tjera Avdiu.

“Të jetosh prapa Teatrit Kombëtar dhe afër Hotel Siriusit, dhe të paguash me parat tona kinse për rrugën e tyre prej Prizrenit e Gjakovës, është vjedhje, mashtrim, abuzim me detyrë. Dmth është keqpërdorim klasik i parasë publike. Për më tepër, i kanë falsifikuar adresat në mënyrë që ta zhvasin sa ma shumë buxhetin e shtetit. Edhe atë bile, pagesa bëhet për çmimin e kilometrit, jo për biletën e autobusit. Por autobusi nuk është për këta. Nuk e ulin veten këta që të udhëtojnë me qytetarët tjerë të zakonshëm. Pas veteranëve të rrejshëm i njoftëm edhe udhëtarët e rrejshëm”

Tutje, Arta Avdiu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje si parti opozitare ka moralizuar edhe për gjëra më të vogla ndërsa sot po shkon një hap më tutje.

“Vetëvendosje si opozitë ka moralizuar edhe për shpenzimet për gjërat më esenciale, si ushqimi i qeveritarëve të mëhershëm, ndersa vet jo vetëm që bën shpenzime të mëdha por edhe falsifikime dhe abuzon me paranë publike në këtë formë”.

Për fund, Avdiu ka thënë se për këtë rast duhet dorëheqje dhe se presioni duhet të rritet në këtë drejtim.

“Kjo shkon komplet në kundërshtim me atë në cka është thirre si opozitë dhe për cka është votuar. Po do duhej te jepnin dorëheqje dhe uroj qe presioni të jetë aq i madh sa ta mundësojë një gjë të tillë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë