Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu, ka reaguar pas suspendimit të policit i cili ka kërkuar shujtë, shkruan Gazeta Metro.
Avdiu e ka cilësuar si vendim të tmerrshëm suspendimin e tij.
Tutje, Zana Avdiu, ka thënë që po dënohet polici por jo edhe hajnat që janë kapur duke vjedhur.
Këtu keni statusin e saj të plotë.
“Policia as nuk kane sigurim shendetesor, e nuk i paskan as shujtat ditore.. e nje prej tyne koka suspendu, se eshte anku per vjedhjet e deputeteve. Kjo eshte gjeja ma e tmerrshme qe mundet me ndodh, ne nje shtet demokratik. Hajnat qe u kapen tu vjedhe nuk denohen, po denohet dikush qe u anku. Te jesh nenpunes i shtetit, nuk te ben robot. Kjo i bjen per nje rroge me i mbajte njerezit pengje. Secili duhet me shpreh lirshem mendimin e tij per ceshtje politike e sociale”, ka shkruar Avdiu në llogarinë e saj në Facebook. /gazetametro.net