(Foto ilustruese)
Policia e Kosovës ka ndaluar një vëzhgues të Nismës në vendvotimin në Korroticë e Ulët, nën dyshimin për mitdhënie.
Siç raporton gazetari i Metros nga tereni, personit me inicialet B.S., Policia i ka tërhequr vërejtjen, dhe pas qortimit ai është liruar.
Ai thuhet të jetë parë duke tentuar që t’i jap një votuesi 30 euro.
Pas sqarimit të këtij rasti nga Policia, procesi i votimit në këtë fshat i është kthyer normalitetit. /gazetametro.net