Loading…

Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm

  • 24/01/2017 | 22:42

Aktivistët e Vetëvendosjes do të deklarohen të pafajshëm

Të mërkurën mbahet seanca ndaj të dyshuarve për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016. Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve, Tomë Gashi ka thënë se secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre.


Të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës janë katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Në mesin e  të akuzuarave ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim.

“Nesër është seanca e parë, do të lexohet akuza. Secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre dhe sipas dispozitave ligjore ne do të kundërshtojmë aktakuzën, pastaj gjykata do të duhet të caktojë seancën e dytë dhe të vendos lidhur me kundërshtimet tona. Përndryshe të gjithë e dinë se rasti është politik, dhe më e keqja dhe e papërmirësueshmja është humbja e jetës së Astrit Deharit”, ka thënë për KosovaPress, Tomë Gashi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Frashër Krasniqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: in[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë