Loading…

Aktakuzë ndaj terroristit nga Kosova: Si e veshi ai fëmijën tre vjeçar me jelek eksploziv

  • 10/12/2019 | 14:42

Aktakuzë ndaj terroristit nga Kosova: Si e veshi ai fëmijën tre vjeçar me jelek eksploziv

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit me inicialet V.Q., për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist si dhe keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se i pandehuri V.Q., më 28 qershor 2014, bashkë me të ndjerin A.U., nga Ferizaj, me qëllim që t’i bashkangjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, kanë ikur nga vendi në mënyrë ilegale nëpër Bullgari e Turqi për të arritur drejt Sirisë, ku janë pritur nga pjesëtarët e ISIS’it.

V.Q., ka punuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS’it, dhe më pas është arrestuar nga forcat demokratike Siriane për propagandën përmes fotografive dhe incizimeve të kësaj organizate terroriste, ku më pas është riatdhesuar në Kosovë.

Përveç kësaj, gjatë qëndrimit të tij në Siri, i pandehuri ka detyruar fëmijën e tij tre vjeçar, U.Q., që të përfshihet në aktivitete të rrezikshme, duke i vënë jelekun eksploziv dhe pushkën automatike në dorë dhe duke i thënë: ‘merre kallashin dhe gjuaj bam bam’, e që të gjitha këto veprime i ka incizuar me video kamerë.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria Speciale:

‘Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist si dhe keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës Prishtinë, 10 dhjetor 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit V.Q., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 250 paragrafi 4 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri V.Q., më 28.06.2014, së bashku me tani të ndjerin A.U., nga komuna e Ferizajt, me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Maqedonisë, dhe pasi që kanë marrë udhëzimet për mënyrën e rrugëtimit nga I.A. kanë udhëtuar përmes rrugëve ilegale nëpër Bullgari e Turqi, ku më pas kanë arritur në Siri dhe në pjesën kufitare janë pritë nga pjesëtarët e ISIS-it. Pas identifikimit dhe regjistrimit në formular, si pjesëtarë i kësaj organizate ka vijuar trajnim përkatës ku edhe më pastaj ka punuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë i pajisur me uniformë ushtarake, pushkë automatike si dhe me jelek me eksploziv (hizam) duke propaganduar përmes fotografive dhe incizimeve organizatën terroriste ISIS, e që edhe më 29.12.2017, është arrestuar nga forcat demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri V.Q. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së. Po ashtu, më 08.09.2017, në zonat e konfliktit në Siri, në shtëpinë ku përkohësisht ka banuar, si pjesëtarë i organizatës terroriste ISIS, ka detyruar fëmijën e tij U.Q. i moshës rreth 3 vjeçar që të përfshihet në aktivitet ku rrezikohet apo dëmtohet zhvillimi i fëmijës, në atë mënyrë që ia vë hizamin – jelekun me eksploziv duke i dhënë edhe pushkën automatike në dorë duke i thënë: “merre kallashin dhe gjuaj bam, bam”, e që të gjitha këto veprime i ka incizuar me video kamerë. I pandehuri V.Q. me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 250 paragrafi 4 të KPRK-së’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë