Loading…

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

  • 14/02/2017 | 15:58

Aktakuzë ndaj Pal Lekajt

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa drejtonte Komunën e Gjakovës.


Në njoftimin që ka lëshuar Prokuroria Speciale, thuhet se bashkë me ish-kryetarin Lekaj, akuzohet edhe ish-drejtori për Buxhet dhe Finanaca, Q.M. dhe ish-menaxheri i prokurorimit N.Ll..

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjakovë, kundër tre (3) të pandehurve për veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2  nën paragrafit 2.4 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I akuzuari i parë, ish – Kryetar i Komunës së bashku me ish-Drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit, po të njëjtës komunë gjatë muajit mars të vitit 2012, në bashkëkryerje duke kontribuar esencialisht në raport me njëri tjetrin, duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre  më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që ti shkaktojnë  dëm Komunës dhe banorëve të saj.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, njëri nga tre të akuzuarit është ish-Kryetar i Komunës, e një ish-Drejtor për Buxhet dhe Financa dhe ish-Menaxher i Prokurimit, ndërkaq të akuzuarit janë: P.L., Q.M. dhe N.Ll.

Të akuzuarit me këto veprime kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur më paragrafin 2  nën paragrafit 2.4 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Aktakuzën e ka ngritur një prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit, për veprën penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë