Loading…

Aktakuzë ndaj katër falsifikatorëve në rastin e veteranëve të rrejshëm

  • 27/11/2018 | 14:50

Aktakuzë ndaj katër falsifikatorëve në rastin e veteranëve të rrejshëm

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave në rastin e veteranëve të rrejshëm.


Aktakuza është ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm – Dega Skenderaj kundër të pandehurve M.I, F.H, H.F dhe B.H, shkruan gazetametro.net

Aktakuza është ngritur për shkak të veprave penale ‘’Mashtrim’’, nga neni 335 paragrafi 2, si dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’, nga neni 398 paragrafi 1.

Prokuroria thotë se të pandehurit në fillim të vitit 2018 me qëllim të përfitimit kundërligjshëm të dobisë pasurore kanë paraqitur fakte të rreme duke lëshuar certifikata dhe vërtetime të veteranëve të luftës.

Po ashtu, të dyshuarit e lartë cekur kanë përpiluar dokumentacionin-certifikatat dhe vërtetime të veteranëve në emër të këtyre personave me qëllim të shfrytëzimit të këtyre dokumenteve si origjinale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë